Paralajmërimet për cunami janë lëshuar në disa vende, përfshirë Tongën, Fixhin dhe Zelandën e Re, pas një shpërthimi gjigant vullkani nënujor.
Pamjet e mediave sociale nga Tonga treguan dallgët duke larë një kishë dhe disa shtëpi. Dëshmitarët thanë se hiri po bie mbi kryeqytetin, Nuku'alofa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorëve atje u është kërkuar që të lëvizin në zona më të larta.
Ky është i fundit në një seri shpërthimesh të vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai.
Shpërthimi tetë-minutësh ishte aq i dhunshëm sa mund të dëgjohej si "tinguj bubullimash të forta" në Fixhi, më shumë se 800 km larg, thanë zyrtarët në kryeqytetin Suva.
Shtyllat e gazit, tymit dhe hirit që derdheshin nga vullkani arritën 20 km në qiell, thanë Shërbimet Gjeologjike të Tongas.
Kryeqyteti i Tongës shtrihet vetëm 65 km në veri të Hunga Tonga-Hunga Ha'apai. Sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë, aty u vu re një valë cunami prej 1.2 metrash.
Në Zelandën e Re, e cila është më shumë se 2,300 km larg, zyrtarët kanë paralajmëruar për valë stuhie nga shpërthimi.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave tha se disa pjesë të vendit mund të shohin "rryma të forta dhe të pazakonta dhe valë të paparashikueshme në breg".