Presidenti aktual i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka thënë se dëshiron që gjatë mandatit të pasardhësit të tij, Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë në Podgoricë se është shumë i kënaqur që sot ka votuar për herë të fundit si president i Malit të Zi.
Vujanoviq pret gjithashtu që në të ardhmen të ketë më shumë investime, vende pune, paga dhe pensione më të mira, por edhe më shumë suksese në planin ekonomik, transmeton Ksp.
“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë që në mandatin tim Mali i Zi riktheu shtetësinë dhe hyri në NATO, dhe përfaqëson partnerin e BE-së. I dëshiroj pasuesit tim që Mali i Zi në mandatin e tij të hyjë në BE dhe të arrijë gjithçka që ka premtuar dhe që është projeksion i veprimtarisë së tij shtetërore”, tha Vujanoviq.
-
Presidenti Gjukanoviq e sheh Malin e Zi në BE brenda 5 vjetësh
-
Gjukanoviq synon të kthehet sërish në krye të shtetit
-
Presidenti i Malit të Zi uron Metën për zgjedhjen president
-
“Anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri më 2028 – realitet”
-
Costa thotë se është e rëndësishme që Mali i Zi të bëhet pjesë e BE-së deri më 2028