Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga gazetarët në prononcimin për media nëse do të arrestohej presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në rast se ai viziton Serbinë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrest ndaj presidentit të Rusisë për krime lufte.
“Ju e keni të qartë që përderisa lufta po vazhdon, Putini nuk ka ku të vijë në Serbi. E unë as personat e kërkuara nga Gjykata e Hagës nuk i kam arrestuar madje as me fletëthirrje”, ka thënë Vuçiq.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi për urdhërarrestin ndërkombëtar për Putinin: Gjërat janë komplikuar
-
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën
-
Putin: Vuçiqi erdhi në Moskë edhe pse u përpoqën ta ndalnin
-
Vuçiqi i del në mbrojtje Dodikut: Serbia s’do ta mbështesë kurrë arrestimin e tij
-
Vuçiq për sanksionet e mundshme nga SHBA-ja për naftën serbe: Duhet të flasë me Putinin