Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vuçiq: Drejt BE-së, por raporte të ngushta me Rusinë e Kinën

Aleksandar Vuçiq do të jetë president i ardhshëm i Serbisë, raporton KTV.

47-vjeçari ka fituar zgjedhjet presidenciale me një diferencë të madhe ndaj kundërkandidatëve të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezultatet nxjerrin Vuçiq fitues me rreth 55 për qind të votave, derisa kandidati i opozitës, Sasa Jankoviq doli i dyti me 16 për qind të votave.

“Për mua, këto zgjedhje janë dëshmi se qytetarët serbë janë në favor të vazhdimit të rrugës drejt Bashkimit Evropian, duke i ruajtur raportet e ngushta me Kinën dhe Rusinë”, tha në mes tjerash Vuçiq.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve shënuan një “nënçmim” politik për partitë opozitare të Serbisë, të cilat konsiderojnë se sundimi i Vuçiqit po bëhet gjithnjë e më autokratik. Roli i presidenti serb është kryesisht ceremonial, megjithatë Vuçiqit pritet ta shtrijë pushtetin nëpërmjet pranisë së tij në Partinë Progresive Serbe.