Persona të armatosur kanë vrarë një nxënës dhe kanë kidnapuar 27 tjerë në një sulm në një shkollë në Nigeri, raporton BBC.
Tre anëtarë të stafit dhe 12 familjarë të tyre po ashtu janë kidnapuar, siç ka njoftuar Abubakar Sani Bello guvernator në shtetin Kagara.
Rreth 600 djemë ishin duke fjetur në konvikte kur shkolla në Kagara u sulmua, ka njoftuar drejtori Danasabe Ubaidu.
Forcat e sigurisë së Nigerisë janë angazhuar në operacionin e shpëtimit.
Motivet e sulmit nuk janë të qarta, por grupet kriminale shpesh bëjnë kidnapime nëpër Nigeri dhe kërkojnë para.
Të hënën, rreth 20 persona që po ktheheshin nga një ceremoni martese u kidnapuan pas një sulmi në një autobus. Fati i tyre është i paqartë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
-
Shkon në nëntë numri i të vrarëve nga sulmi në një shkollë në Turqi
-
Papa Leoni kërkon lirimin e menjëhershëm të të rrëmbyerve në një shkollë në Nigeri
-
Kidnapuesit në Nigeri vrasin 38 pengje
-
11 të vdekur nga një zjarr në një qendër kujdesi për fëmijë në Algjeri