Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

UNICEF: 1 milion fëmijë nigerianë do të humbasin mësimin për shkak të kidnapimeve masive

Së paku një milion fëmijë nigerian mund të humbin mësimin e këtij viti për shkak të rritjes së kidnapimeve masive në shkolla dhe pasigurisë, ka thënë UNICEF-i.

Shkollat janë bërë shënjestër e kidnapimeve masive për të përfituar shpërblime nga grupet e armatosura, në Nigerinë veriore. Kidnapime të tilla fillimisht u bënë nga grupi xhihadist Boko Haram dhe më vonë nga dega e Shtetit Islamik në provincën e Afrikës Perëndimore, ndërsa taktikat tani po përdoren nga banda kriminale.

Deri tash, kanë ndodhur 20 sulme në shkolla në Nigeri këtë vit, me mbi 1400 fëmijë të kidnapuar dhe 16 të vdekur, shtoi UNICEËF, teksa bëri të ditur se mbi 200 fëmijë mbeten të zhdukur, raporton CNN.

“Nxënësit po largohen nga edukimi, pasi familjet dhe komunitetet janë të frikësuar të dërgojnë fëmijët nëpër klasa për shkak të sulmeve në shkolla dhe kidnapimeve të nxënësve në Nigeri”, ka thënë përfaqësuesi i UNICEF-it në Nigeri, Peter Haëkins.

Pasiguria po ashtu ka çuar në mbyllje të shkollave atje. Në Abuja, kryeqyteti i Nigerisë, fillimi i mësimit është shtyrë për një datë të pacaktuar pa dhënë sqarim, pasi shkollat përreth qenë shënjestër e kidnapuesve.