Botë

Vritet kryetari i qytetit meksikan bashkë me dhjetëra të tjerë nga banda kriminale

Persona të armatosur kanë vrarë kryetarin e një qyteti të vogël në jugperëndim të Meksikës dhe të paktën 17 të tjerë, raportoi BBC-ja.

Policia tha se persona të armatosur sulmuan bashkinë e San Miguel Totolapan. Fotografitë në internet e tregojnë atë të mbushur me vrima plumbash.

Partia e kryebashkiakut Conrado Mendoza Almeda, PRD, ka dënuar vrasjen e tij dhe ka kërkuar drejtësi.

Për sulmin është fajësuar banda kriminale Los Tequileros.

Po ashtu u vranë edhe oficerët e policisë dhe babai i Mendoza Almedas, ish-kryetari i bashkisë Juan Mendoza Acosta.

Një autostradë në Guerrero, ku shtrihet San Miguel Totolapan, thuhet se u bllokua për pak kohë nga automjete të mëdha për të parandaluar hyrjen e forcave të sigurisë në qytet.