Pesë persona, duke përfshirë këtu një doktor, bashkëshorten e tij dhe dy nipat e tyre janë vrarë të mërkurën pasdite nga një gjuajtje me armë brenda shtëpisë së tyre në Karolinën Jugore, kanë bërë të ditur zyrtarë policorë.
Policia e New Yorkut ka bërë të ditur se kanë arrestuar të dyshuarin për vrasjen mirëpo nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij, shkruan NBC News.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se brenda shtëpisë ku ka ndodhur vrasja kanë gjetur trupat e të ndjerëve, doktorit Robert Lesslie 70-vjeçar, bashkëshortes së tij Barbara Lesslie 69-vjeçare dhe dy nipat njëri 5-vjeçar dhe tjetri 9-vjeçar.
Të gjithë kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga gjuajtja me armë.
Viktima e pestë, James Lewis 38-vjeçar po punonte në shtëpi në momentin kur ka ndodhur krimi, kanë bërë të ditur autoritetet policore. Deri tani nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja e rëndë.
-
Katër policë të vrarë e katër të plagosur gjatë bastisjes së një shtëpie në SHBA
-
Katër të vdekur në New York pas një sulmi me thikë, dy prej tyre fëmijë
-
Një familje katëranëtarëshe gjendet e vrarë në banesën në New York
-
Pesë të vrarë në Texas, mes tyre një fëmijë 8 vjeç
-
SHBA, vritet një ushtar dhe tre fëmijë