Pesë persona, përfshirë një fëmijë tetë vjeç, u vranë në një shtëpi në Cleveland, Texas. Sherifi i Qarkut San Jacinto, Greg Capers, ka thënë se i dyshuari ende nuk është kapur, shkruan Reuters.
Policia mori thirrje të premten mbrëmë për të shtëna në një shtëpi.
Pas mbërritjes, u zbulua se disa njerëz ishin qëlluar rreth shtëpisë, ka thënë Capers. Sherifi u tha gazetarëve se 10 persona ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet patrulluese, kanë konstatuar se disa persona janë qëlluar me armë zjarri. Moshat e tyre variojnë nga tetë deri në rreth 40 vjeç”, ka thënë Capers.
Ndërsa identitetet e viktimave nuk dihen për momentin, sherifi ka thënë se beson se viktimat janë nga Hondurasi.
Më shumë informacione do të dihen pas përfundimit të hetimeve.
-
Tetë fëmijë të vrarë në të shtënat në Luiziana, thotë policia
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur pas të shtënave në Washington
-
Gjenden të vdekur katër fëmijë e dy të rritur në një shtëpi në Otava
-
Tetë të vrarë në një sulm brenda qendrës tregtare në Teksas
-
Burri humb gruan dhe djalin në të shtënat masive në Teksas