Një ish-pjesëtar i forcave të armatosura amerikane qëlloi dhe vrau një pjesëtar aktiv të ushtrisë amerikane dhe tre fëmijë në shtëpinë e tyre në Karolinën e Jugut përpara se të kryente vetëvrasje.
Dy zyrtarë amerikanë konfirmuan se një hetim penal është duke u zhvilluar, shkruan Sky News.
Tre fëmijë dhe dy burra u gjetën mbrëmë në orën 22:30 me orën lokale pa shenja jete në një shtëpi në qytetin Sumter, ka thënë policia lokale.
“Ishte një natë e gjatë. Ndodhi një gjë e tmerrshme, humbën shumë jetë...”, ka thënë polici që po hetonte këtë krim.
Në deklaratën e ushtrisë amerikane, thuhet se viktima e të shtënave është një ushtar i caktuar në komandën e një baze ajrore.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmet në Lindjen e Mesme - Vriten tre ushtarë amerikanë
-
Katër policë të vrarë e katër të plagosur gjatë bastisjes së një shtëpie në SHBA
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur pas të shtënave në Washington
-
Katër të vrarë dhe dy të plagosur nga një sulm i armatosur në SHBA
-
4 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në Kentucky