Policia turke vrau sot pesë anëtarë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik gjatë një operacioni kundër një celule xhihadiste në Konia, në pjesën qendrore të Turqisë, theksuan autoritetet lokale.
“Pesë terroristët që i bënë rezistencë ushtrisë së forcave të sigurisë u neutralizuan dhe katër anëtarë të forcave të sigurisë u plagosën lehtë”, theksoi guvernatori i Konias në një komunikatë.
“Gjatë operacionit që u zhvillua në agim, pesë armë, një pistoletë dhe municione të shumta u sekuestruan”, shtoi i njëjti burim.
Një bazë e NATO-s si dhe qendra të tjera ushtarake turke ndodhen në provincën e Konias.
Turqia është goditur që prej dy vitesh nga disa atentate të përmasave të mëdha të marra përsipër nga Shteti Islamik.