Një nga regjisorët më të famshëm të filmit në Iran, Darius Mehrjui dhe bashkëshortja e tij, janë therur për vdekje të shtunën mbrëma në afërsi të shtëpisë së tyre në Tehran, raportojnë autoritetet e Iranit transmeton “Tehran Times”.
83-vjeçari ishte personi prapa një lëvizje të suksesshme të kinemasë iraniane, ndërsa kishte bërë filmin “The Cow” në vitin 1969, një nga filmat e parë të lëvizjes së re.
“Gjatë hetimeve preeliminare, kemi zbuluar se Darius Mehrjui dhe bashkëshortja e tij Vahideh Mohammadifar, janë vrarë nga plagët e shumëfishta në qafë”, ka thënë Hossein Fazeli-Harikandi, shefi i gjyqësorit në provincën Alborz.
Ai ka treguar se vajza e regjisorit, Mona Mehrjui, gjeti trupat e pajetë kur shkoi ta vizitonte babain të shtunën mbrëma.
Nuk është treguar ende për motivet, ndonëse bashkëshortja e Mehrjuit ishte ankuar për kërcënime me thikë.
Në një intervistë për “Etemad” ajo kishte treguar se ishte kërcënuar dhe se shtëpia e tyre ishte plaçkitur.
Edhe
Familja e yllit të Iranit nuk lejohet të largohet nga vendi
Por, autoritetet iraniane thanë se s’ka pasur asnjë denoncim.
Filmat më të famshëm të Mehrjuit ishin “The Cow” (1969), “Mr Gullible” (1970), “The Cycle” (1977), “The Tenants” (1987), “Hamoun” (1990), “Sara” (1993), “Pari” (1995) dhe “Leila” (1997).