Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten 5 persona në protestat për vdekjen e gruas që po mbahej e paraburgosur në Iran

Pesë persona janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë protestave, të cilat u nxitën nga vdekja e Mahsa Amini, i cila po mbahej në paraburgim nga policia, sipas një monitoruesi të të drejtave të njeriut.

Organizata Hengaw për të Drejtat e Njeriut, e regjistruar në Norvegji e që monitoron shkeljet e të drejtave në Iran, tha se pesë persona u qëlluan për vdekje gjatë demonstratave në rajonin kurd të Iranit, të hënën. Ai tha se 75 të tjerë u plagosën në qytete të tjera gjatë fundjavës.

Protestat shpërthyen pas vdekjes së Amini, një gruaje iraniane 22-vjeçare, që vdiq në Teheran, pasi u arrestua nga policia morale e Iranit javën e kaluar.

Zyrtarët iranianë thanë se Amini vdiq të premten pasi pësoi një "sulm në zemër" dhe ra në koma pas arrestimit të saj të martën e kaluar.

Megjithatë, familja e saj tha se ajo nuk kishte një sëmundje paraekzistuese të zemrës, tha Emtedad news, një media iraniane pro-reformës që pretendonte se kishte folur me babanë e Amini.