Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten 10 ushtarë të gjeneralit Haftar në Tripoli

Të paktën 10 ushtarë të gjeneralit Khalifa Haftar, përfshirë një komandant, janë vrarë në përleshjet e fundit në periferi të kryeqytetit libian, Tripoli.

Që nga fillimi i prillit, Khalifa Haftar, komandanti i forcave besnike të qeverisë rivale në Libinë Lindore, nisi një fushatë për pushtimin e Tripolit, ku është vendosur selia e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.

Përleshjet mes forcave të Haftarit dhe forcave qeveritare u zhvilluan në tri rajone të Tripolit, transmeton KTV. Libia është zhytur në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë, që nga viti 2011 pas vrasjes së Muamar Gadafit.

Që atëherë, në pushtet janë qeveritë paralele me seli në Tripoli dhe Tobruk, me parlamente të ndara dhe forca të armatosura.

Artikuj të ngjashëm