Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten 10 civilë në Donetsk, mes tyre dy fëmijë

Të paktën 10 civilë, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë të mërkurën nga forcat ruse në rajonin lindor të Donetskut, raportoi Sky News.

Guvernatori rajonal, Pavlo Kirilenko, ka bërë të ditur përmes një mesazhi online se shtatë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e sulmeve ruse.

Mijëra njerëz janë vrarë deri tani në Ukrainë që nga 24 shkurti, kur ka nisur pushtimi nga Rusia.