Një burrë që kishte vrarë nëntë persona pas kontaktit me ta në Twitter, është dënuar me vdekje, në një çështje të profilit të lartë në Japoni.
Tahahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitterit”, ishte arrestuar në vitin 2017 pasi pjesë nga trupat e viktimave ishin gjetur në banesën e tij.
Ai ishte deklaruar fajtor në tetor, derisa thoshte se akuzat e tij “ishin të sakta”. Dyshimet thonë se shumica e të vrarëve ishin të gjinisë femërore, raporton bbc.
30-vjeçari kishte përdorur rrjetin social Twitter për t’i joshur gratë në shtëpinë e tij, duke thënë se ai do t’iu ndihmonte të vdisnin dhe më pas do vriste veten përkrah tyre.
Avokatët kishin argumentuar se akuzat ndaj tij duhet zvogëluar nën arsyetimin se viktimat kishin “pranuan të vdisnin”. Më pas, Shiraishi mohoi deklarimet e mbrojtjes duke thënë se personat i vrau pa pëlqimin e tyre.
-
Japonia ekzekuton “vrasësin e Twitterit”
-
Japonia ekzekuton vrasësin që vrau shtatë persona në Tokio
-
Policia turke lëshon urdhrin për arrestimin e 162 personave për postime pro sulmeve
-
Burgim i përjetshëm për vrasësin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe
-
Kina ekzekuton burrin e shpallur fajtor për vrasjen e 35 personave