Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka shpëtuar votës së mosbesimit të enjten, pasi një numër i madh i ligjvënësve të Bashkimit Evropuan kanë votuar kundër.
Mocioni përmbante një përzierje akuzash kundër von der Leyenit, duke përfshirë keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani, raporton AP.
Por 360 ligjvënës votuan kundër tij gjatë një seance plenare në Parlamentin Europian në Strasburg, Francë.
Vetëm 175 ishin pro dhe 18 zgjodhën të abstenonin. Von der Leyen nuk ishte e pranishme në votim.
Ursula von der Leyen përballet sot me një votëbesim
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian do të mbajnë një votëbesim të enjten për kreun e krahut të...-
Ursula von der Leyen përballet sot me një votëbesim
-
Von der Leyen fiton edhe një mandat në krye të Komisionit Evropian
-
Von der Leyen: Një Evropë e pavarur është një Evropë e fortë
-
Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë e saj, thotë von der Leyen
-
Vuçiqi pretendon “bisedë të gjatë” me Von der Leyenin, KE: U takuan rastësisht