Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja ndan 1 miliard dollarë për Libanin

Najib Mikati, Nikos Christodoulides dhe Ursula von der Leyen

Najib Mikati, Nikos Christodoulides dhe Ursula von der Leyen

Foto: Associated Press

Komisioni Evropian ka njoftuar të enjten për një paketë të ndihmës në vlerë prej 1 miliard dollarësh për Libanin.

Sipas vendimit, shumica e ndihmës do të shkojë për forcimin e kontrolleve të kufijve, për të ndaluar fluksin e azilkërkuesve dhe emigrantëve nga vendi i vogël, i përfshirë nga kriza përtej detit Mesdhe drejt Qipros dhe Italisë, raporton AP.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ndihma do të shpërndahet ndërmjet këtij viti dhe deri në vitin 2027, gjatë një vizite në Bejrut, bashkë me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides.

Von der Leyen ka thënë se Evropa do të vazhdojë gjithashtu të ruajë "rrugët ligjore" për rivendosjen e refugjatëve në Evropë.

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati e ka vlerësuar ndihmën, duke thënë se “Siguria e Libanit është siguri për shtetet e Evropës dhe anasjelltas. 

Edhe BE-ja ndan 1 miliard euro shtesë për ta ndihmuar Turqinë me refugjatët sirianë Botë BE-ja ndan 1 miliard euro shtesë për ta ndihmuar Turqinë me refugjatët sirianë

Libani i cili ka vuajtur disa kriza financiare që nga viti 2019, mban afërsisht 785,000 refugjatë sirianë të regjistruar, dhe qindra e mijëra të tjerë që janë të paregjistruar.


Von der Leyen dhe presidenti i Qipros takohen në Liban për çështjen e migrimit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides do të zhvillojnë një sërë takimesh në Bejrut me zyrtarët libanezë për të diskutuar rreth synimit për frenimin e emigrimit.

Qeveria qipriote ka bërë të ditur se si shkak i zhvillimit të ulët ekonomik, të shoqëruar nga lufta Izrael-Hamas dhe sulmet e fundit mes Izraelit dhe Libanit, një numër i madh emigrantësh, kryesisht sirianë, kanë rezultuar të arrijnë në Qipro.  

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, 3 mijë sirianë janë larguar nga Libani që nga janari, krahasuar me 4.500 gjatë gjithë vitit të kaluar, raporton “Associated Press”.

Si përgjigje, Qiproja ka pezulluar përpunimin e kërkesave për azil nga shtetasit sirianë në fillim të këtij muaji për shkak të numrit të madh të tyre.

Edhe Shefi i OKB-së: Prania e Izraelit në Liban duhet të përfundojë Botë Shefi i OKB-së: Prania e Izraelit në Liban duhet të përfundojë

Autoritetet qipriote thuhet se kanë dërguar anije patrullimi jashtë ujërave territoriale libaneze për të penguar anijet e refugjatëve që përpiqen të nisen për në Qipro.

Ndihma e pakët e ofruar për refugjatët sirianë ka shtyrë shumë të largohen nga Libani drejt një jete më të mirë në Evropë.