Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vjedhja epike shokon Zvicrën

Hajdutët në Zvicër kanë pushtuar një nga rrugët më sfiduese të mbrojtura të ngjitjes në vend.

Ata u ngjitën në një lartësi prej 2,350 metra dhe përshkuan gryka e kaluan nëpër kabllo çeliku - të gjitha për të grabitur një kuti koleksioni.

Kutia i përket një klubi lokal ngjitjeje, i cili mban rrugën më të gjatë të mbrojtur të ngjitjes në Zvicër në kalimin Gemmi mbi fshatin Leukerbad.

Ajo që ka shkaktuar tronditjen më të madhe është se kutia e dhurimit është e qasshme vetëm për alpinistët më me përvojë, raportoi BBC. 

Rruga, e njohur si via ferrata, klasifikohet si niveli 5, më i vështiri, dhe përfshin ngjitje serioze, si dhe ngjitje të shkallëve të ngjitura në faqen vertikale të shkëmbit dhe kalimin e grykave në kabllo të ngushta çeliku.

Edhe Çifti francez që tentoi t’i grabiste 29 kisha në 3 muaj Botë Çifti francez që tentoi t’i grabiste 29 kisha në 3 muaj

Për më tepër, pasi thyen kutinë dhe morën çka pati brenda, ata çuditërisht vazhduan ngjitjen me paratë në majën Dauberhorn, 2,941 metra.

Nuk dihet saktë sa para u vodhën, por klubi i ngjitjes ka thënë mund të kenë qenë deri në 500 franga.