(DER SPIEGEL) – Kur gjërat u vështirësuan shumë për Marie Darrieussecqun, u largua drejt fshatit. Bashkë me burrin dhe dy fëmijët, ajo ia ktheu shpinën vatrës së pandemisë në Paris dhe u zhvendosën në shtëpinë e tyre në afërsi të Bayonnes. Ajo fshehu makinën me targa të Parisit në garazh dhe doli me një makinë më të lirë me targa lokale, duke marrë udhë drejt bregdetit bask.
“Zhurma e detit ishte e fortë dhe e thellë, dhe ndryshe”, shkroi ajo në ditarin e saj, që e botoi në të përditshmen franceze, “Le Point”. “Plazhi është si shkretëtirë. Mund ta marr me mend një planet pa njerëz”.
Bota tjetër
Megjithatë, nuk është se të gjithë mendojnë kështu. Nja pesëmbëdhjetë kilometra në lindje të Parisit, në një mëngjes prej të mërkurave të fundit, Velestine Bodji po pret në radhë me rreth dyqind persona të tjera, të gjithë me karroca të qendrave tregtare para vetes. Kishin kaluar vetëm dy ditë prej se qeveria kishte zbutur masat kundër përhapjes së pandemisë.
Në zonat më të pasura të kryeqytetit, ata që kishin ngelur nëpër banesat dhe shtëpitë e veta, nuk kishin guxuar të silleshin fort rrugëve. Dilnin vetëm kur kishin ndonjë zor të madh. Por këtu në zonën Clichy-sous-Bois, banorët nuk kanë çare pa dalë. Nëse duan të sigurojnë ushqim, duhet të dalin jashtë. Shpërndarja e ushqimit falas fillon nga ora njëmbëdhjetë e ditës.
Edhe
Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem
Bodji thotë se prej vitit 2005 jeton në Clichy-sous-Bois bashkë me burrin dhe katër fëmijët e moshës 6, 13 dhe 18 vjeçe. Dhe viti 2005 ishte ai kur plasën trazirat në Francë dhe njerëzit nisën të digjnin makina në kryeqytet. Edhe në lagjet e tjera, të njohura si “banlieues”, plasi sherri, duke u përhapur pastaj në krejt vendin.
Qeveria kishte bërë që të ndryshonte mënyrën e investimeve, por, megjithatë, papunësia dhe mungesa e infrastrukturës së shëndetit vazhdojnë të vërehen në këtë pjesë me zhvillim më të ulët se në qendra të mëdha urbane. Me prejardhje nga Bregu i Fildishtë, Bodji ka kaluar tetë javët e kaluara me familjen në banesën prej 65 metrash katrorë.
Krahasuar me shumë të tjerë, ajo thotë se së paku burri gardian sigurie kishte mundur të punonte edhe gjatë kohës së pandemisë. Por edhe ajo tani është shtrënguar të mendojë të punojë si pastruese. Por meqë tani çmimet kanë nisur të ngrihen për të gjitha artikujt e domosdoshëm të familjes, familjes nuk po i dalin të hyrat. Kjo edhe është arsyeja se pse është detyruar të presë në radhë për të marrë ushqim falas në njërën prej bankave të ushqimeve në kryeqytetin francez.
“Shkruaje lirisht se kam zemërim të madh në zemër”, thekson 45-vjeçarja. Ajo shpreh shqetësimin se shumë banorë të lagjes së saj kanë telashe edhe me ujëra të zeza. I druan edhe ndonjë pasoje më të madhe prej përkeqësimit të kushteve të sanitarisë së përhapjes së koronavirusit.
Poshtërim
Edhe
Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar
Dhe përderisa virusi po përhapet me të madhe anembanë botës, për muaj me radhë dhe është bërë e qartë se nuk pritet të ketë vaksinë së paku edhe dymbëdhjetë muaj, shumë qytetarë nuk e dinë se si do të reagojnë gjatë kësaj periudhe. Shumëkush po mendon që ta marrë Evropën Veriore në sy. “Jemi bashkë në këtë situatë”, ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump. “Jemi bashkë në këtë situatë”, është shprehur kryeministri britanik, Boris Johnson.
Shumë figura të njohura të botës së artit kanë thënë se nuk ka rëndësi se sa të pasur jeni, “virusi ju sheh barabar të gjithëve”. Fatkeqësisht, mendimi se virusi i barazon të gjithë, është diçka që nuk ta mbushë mendjen. Kanë kaluar pesë muaj prej se vendet e Perëndimit kanë nisur të preken prej koronavirusit dhe realiteti ka treguar të kundërtën. Dhe, tani kur masat po zbuten ngadalë gjithandej shteteve perëndimore, po bëhet e qartë se elita ia ka dalë ta mbijetojë pandeminë pa ndonjë pasojë të theksuar. Miliona njerëz janë kthyer në punë dhe po marrin pagat e tyre dhe kanë qasje të plotë në internet, dhe shumëkush po e shijon normalitetin e ri.