Kontejnerë plot, kosha plehrash e qese me bërllok kanë mbetur në pjesë të mëdha të Parisit që askush nuk po i heq. Kjo për shkak të grevës së punëtorëve të pastrimit që filloi një javë më parë.
“Është e ndotur, tërheq minj dhe buburreca”, thotë një parisien.
Punëtorët janë në grevë për shkak të propozimit të qeverisë së Emmanuel Macronit që të ngritet mosha e pensionimit nga 62 në 64.
Edhe qytete të tjera si Nantes, Rennes dhe Le Havre, janë ndikuar nga greva, raportoi BBC.
Autoritetet kanë thënë se gjysma e lagjeve të qytetit janë ndikuar nga greva e punonjësve të pastrimit, që do të thotë se qyteti po kundërmon.
Të hënën, autoritetet thanë se 5,600 tonë mbeturina kishin mbetur pa u mbledhur.
Një banor tjetër e ka përshkruar këtë situatë si bufe për 6 milionë minjtë e Parisit, dyfishi i popullatës aty.