Grumbujt e mbeturinave spikatën në Parisi, ndërsa punëtorët po kundërshtojnë një projektligj të diskutueshëm që do të rriste moshën e pensionit në Francë. Sindikatat po vazhdojnë grevën në shenjë kundërshtimi.
Projektligji, që do të rriste moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, mori një shtysë përpara me miratimin e masës nga Senati, pavarësisht grevave, protestave dhe plehrave të pambledhura që po grumbullohen çdo ditë e më shumë.
Presidenti Emmanuel Macron nuk është trembur nga plehrat që po grumbullohen në kryeqytetin francez dhe qytete të tjera nga greva e punëtorëve të plehrave dhe reduktimi i shërbimeve dhe furnizimeve në sektorë të tjerë si transporti dhe energjia.
Macroni ka refuzuar një kërkesë të sindikatave për t'u takuar me të, për të cilën kreu i sindikatës së majtë CGT, Philippe Martinez, tha se përbënte gjest të fyerjes.
-
Kryeministri francez pezullon planin e pensioneve të Macronit
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar
-
Franca përballet sot me protestat më masive në vitet e fundit
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Merzi mbështet planet për rritjen e moshës së pensionimit në rreth 70 vjeç