Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vietnami jep shpresë për botën, shëron të gjithë personat e prekur nga koronavirusi...

Autoritetet shëndetësore në Vietnam raportojnë se të gjithë pacientët që rezultuan pozitivë me koronavirus në vend, janë shëruar dhe që prej 13 shkurtit nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se në Vietnam ishin të prekur 16 persona me virusin vdekjeprurës dhe tashmë edhe një pacient i fundit nga Wuhani është shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, në reanimacion ndodhet dhe një foshnje 3-muajshe, e cila nuk ka më shenja nga virusi.

Vietnami shënoi të infektuarit e parë me koronavirus në 23 janar dhe 2 pacientët e parë ishin shtetas kinezë.