Shumica e banorëve në Venezuelë janë kthyer nëpër vendet e tyre të punës, pasi furnizimi me energji elektrike u rikthye pas një ndërprerjeje masive nga 7 marsi.
Në ditën e parë të rifillimit të punës, shumë vendas u dyndën në stacionet e metrosë, për të shkuar në vendet e tyre të punës, transmeton KTV.
Aktualisht, funksionimi i transportit publik në Karakas është 100%.
Ndërprerja më e rëndë e energjisë elektrike në historinë moderne të Venezuelës erdhi në kohën e tensioneve të larta mes partisë socialiste në pushtet dhe opozitës, e cila po merr mbështetjen e Uashingtonit në përpjekjen e saj për të rrëzuar presidentin, Nicolas Maduro.
Artikuj të ngjashëm
-
Venezuela përballet me ndërprerje të energjisë elektrike
-
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë
-
Maduro është larguar, por problemet e shumta të Venezuelës jo
-
Kuba goditet për herë të dytë brenda një jave nga ndërprerja e energjisë elektrike
-
SHBA-ja e Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros