Grabitjet e bankave në Danimarkë ranë në zero pasi vendi skandinav përfitoi plotësisht nga “pagesat pa para”. Sigurisht, kjo nuk ndodhi brenda natës. Hulumtimi nga shoqata e industrisë, Finans Danmark, tregoi se numri i grabitjeve u ul pasi bankat braktisën shërbimin me para nëpër degë.
Bloombergu ishte i pari që raportoi se në vitin 2000 kishte 221 grabitje bankash në Danimarkë, dhe në vitin 2004 numri i grabitjeve pothuajse u përgjysmua në 121. Në vitin 2021, kishte vetëm një grabitje bankare, dhe në vitin 2022 nuk u regjistrua asnjë.
Gjithashtu, për të dytin vit radhazi nuk ka pasur asnjë sulm në bankomat. Rritja e mbikëqyrjes me kamera, përmirësimi i sistemeve të alarmit dhe bashkëpunimi më i fortë me policinë kanë ndihmuar në eliminimin e këtij lloji krimi, ka thënë për CNN, Michael Busk-Jepsen, drejtor i digjitalizimit në Finans Danmark. Një tjetër faktor i rënies është ulja e numrit të “arkëtarëve”. Vetëm rreth 20 degë bankash në Danimarkë mbajnë para të gatshme në zyra.
Rritja e përdorimit të kartave dhe aplikacioneve për pagesa te danezët nënkupton edhe ulje të parave të gatshme në qarkullim. Banka qendrore daneze raportoi marsin e kaluar se përdorimi i parave të gatshme në pagesa ra nga 23 për qind më 2017 në 12 për qind më 2021. Tërheqjet e parave të gatshme kanë rënë me rreth 75 për qind gjatë gjashtë viteve të fundit.
Megjithatë, krimi financiar ka lëvizur në internet dhe numri i mashtrimeve digjitale është rritur.
Edhe
Asnjë grabitje në bankat e Danimarkës vitin e kaluar, kriminelët synojnë mashtrimin online
“Dikur grabitësit vidhnin nga bankat, por tani ata po ndjekin klientët në vend të tyre”, ka thënë Busk-Jepsen për CNN.
Statistikat nga Danimarka janë dëshmi e përmbysjes së sistemit financiar global me rritjen e internetit. Grabitjet e bankave janë gjithashtu në rënie në vende të tjera ku banorët po kalojnë në banking-online.
-
Gjermania “i shtyn” banditët holandezë të bankomateve drejt Austrisë
-
Frika nga krizat po i shtyn evropianët të mbajnë më shumë para të gatshme
-
“U ndjeva si i mpirë”, viktimat e grabitjes rreth 300 milionëshe të bankës në Gjermani ndihen të shkatërruara
-
Shërbimi postar danez do të ndalojë së dërguari letra pas afro 400 vjetësh