Botë

Asnjë grabitje në bankat e Danimarkës vitin e kaluar, kriminelët synojnë mashtrimin online

Për herë të parë në vite, Danimarka nuk ka regjistruar asnjë grabitje bankare. Nuk do të kishte shumë kuptim.

Pagesat me para në dorë në vendin nordik janë bërë praktikisht të vjetruara, me danezët që zgjedhin gjithnjë e më shumë të përdorin kartat dhe telefonat inteligjentë për pagesa.

Sindikata e punonjësve të bankës daneze mirëpriti të martën lajmin se viti 2022 kishte qenë pa grabitje, raportoi AP.

Finance Denmark, shoqata e sektorit bankar, tha se vetëm rreth 20 degë bankash në të gjithë vendin mbajnë para të gatshme. Numri i degëve të bankave ka rënë nga 219 më 1991 në 56 më 2021, tha ajo.

Raportet e lajmeve vunë në dukje se tërheqjet e parave të gatshme në Danimarkë kanë rënë me rreth tre të katërtat çdo vit gjatë gjashtë viteve të fundit.

Në vitin 2000, u regjistruar 221 grabitje nëpër banka. Më 2021 ishte vetëm një.

Finance Denmark tha se kriminelët në vitet e fundit janë kthyer nga mashtrimi i njerëzve përmes internetit.