Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupin e një 14-vjeçareje që kishte rënë në lumin Mississippi muajin e kaluar, por motra e saj 8-vjeçare është ende e zhdukur, raportoi AP të premten.
Babai i tyre u ka kërkuar ekipeve që të vazhdojnë ta kërkojnë edhe vajzën tjetër.
“Ju lutem, ejani me qëllimin e mirë dhe më ndihmoni ta sjellë në shtëpi edhe fëmijën tjetër”.
Familjarët kanë thënë se besojnë se 14-vjeçarja ka rënë në lumë më 23 prill dhe se 15-vjeçari Kevin Poole dhe motra e tij tentuan ta shpëtonin.
Trupi i Poole u gjet të hënën në një park jashtë lumit.
Një kërkim të shtunën për vajzën e vogël pritet të mbledhë bashkë qindra persona nga vende të ndryshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Vrasje e trefishtë në SHBA, një fëmijë gjendet në liqen, dy të tjerë dhe e ëma ende në kërkim
-
Tragjedia në Miami, zjarrfikësit gjejnë trupin e vdekur të vajzës 7-vjeçare të kolegut të tyre
-
Së paku 14 vdekje në SHBA që lidhen me stuhinë e borës
-
Katër trupa u gjetën në lumin e Senës, Policia kap një të dyshuar
-
Shkon në mbi 100 persona numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas