Përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë në Minnesota (SHBA) pasi autoritetet gjetën trupin e një fëmije në një liqen ndërsa dy fëmijë të tjerë rezultuan të zhdukur, raportoi të shtunën CNN.
Nëna e tre fëmijëve - që të gjithë duket se janë nën 5 vjeç - është gjithashtu e zhdukur, tha policia, pasi pa veturën e saj dhe disa palë këpucë për fëmijë pranë liqenit Vadnais.
"Ne nuk e dimë ende se ku është nëna e tyre, por ne po e trajtojmë këtë si vrasje të mundshme të trefishtë", tha policia.
Autoritetet besojnë se këto vrasje potenciale lidhen me një vetëvrasje që u raportua të premten në mëngjes. Ndihma e parë arriti në një banesë ku ishte rasti dhe gjetën një burrë të vdekur.
Policia ende nuk ka sqaruar se si lidhen këto dy incidente, duke shtuar se të dy hetimet janë në vazhdim.
Policia nuk hoqi mundësinë që një nga fëmijët të jetë në pyll ose diku tjetër.
-
Fëmija 1 vjeç gjendet duke u zvarritur në rrugë - vëllai iu gjet i vdekur e nëna iu arrestua
-
SHBA: Nëna raporton në polici se ka vrarë dy fëmijët e saj
-
Gjendet edhe trupi i gruas në lumin Buna
-
Nëna dhe 3 fëmijët dyshohen se u vetëmbytën në Bunë për shkak të dhunës, arrestohet burri
-
Një familje katëranëtarëshe gjendet e vrarë në banesën në New York