Një japonez që i mbijetoi bombës atomike në Nagasaki në gusht të vitit 1945, ka vdekur nga kanceri në moshën 88-vjeçare.
Sumiteru Taniguchi ka qenë duke punuar si postier mëngjesin kur Shtetet e Bashkuara kanë hedhur bombën.
Mbi 70,000 veta janë vrarë nga ky sulm.
Taniguchi është bërë aktivist i shquar kundër armëve bërthamore dhe në një kohë është parë si kandidat favorit për Çmimin Nobel për Paqe.
Ai ka qenë vetëm 16 vjeç kur ka rënë bomba atomike në Nagasaki dhe ka pësuar djegie të mëdha në shpinë dhe krahun e majtë.
Ai ka qenë duke vozitur biçikletën rreth 1.8 kilometra larg epiqendrës së shpërthimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Nagasaki shënon 80-vjetorin e sulmit me bombë atomike
-
Tsutomu Yamaguchi - i mbijetuar dy herë nga bombat atomike
-
78 vjetori i sulmit atomik në Nagasaki
-
Ambasadori amerikan nderon 140 mijë viktimat e sulmit atomik
-
Nagasaki shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike me thirrjen për ndalim të armëve bërthamore