I dyshuari i dytë në Kanada për vrasjen me thikë të dhjetë personave dhe plagosjen e 19 tjerëve, ka vdekur pasi është kapur nga Policia, raporton BBC.
Myles Sanderson 32-vjeçar, ka pasur “probleme shëndetësore” pasi u arrestua në autostradë në provincën Saskatchewan pas një ndjekje dhe ai vdiq më pas.
Nuk janë dhënë detaje të mëtutjeshme. Një zyrtar ka thënë se Sanderson vdiq nga lëndimet që ia shkaktoi vetes.
Dhjetë të lënduar nga sulmi i fundjavës mbeten në spital, ndërsa tre prej tyre në gjendje kritike.
Nuk është e qartë se çfarë shtyu që vëllezërit Myles Sanderson dhe Damien Sanderson (31), po ashtu i vdekur, të bënin vrasjet masive.
Policia gjeti trupin e Damien Sandersonit të hënën dhe po heton nëse vëllai i tij e vrau.
Edhe
I dyshuari për vrasjet me thikë në Kanada ishte dënuar 59 herë
Myles Sanderson raportohet se ka pasur 59 dënime të mëparshme për vepra të ndryshme penale.