Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të dyshuarit për vrasjen e 10 personave në Kanada janë ende në arrati

Dy të dyshuarit për vrasjen e dhjetë personave në Kanada, janë ende në arrati, raporton BBC.

Të dyshuarit Myles Sanderson 30-vjeçar dhe Damien Sanderson 31-vjeçar, akuzohen për vrasje, ndonëse ende nuk janë arrestuar.

Ata dyshohet se kanë therur për vdekje me thikë dhjetë persona. Ngjarja ka tronditur Kanadanë.

Në sulm, që ndodhi të dielën në rajonin Saskatchewan, u lënduan edhe 18 persona tjerë.

“Kjo lloj dhune, apo çfarëdo lloj dhune, nuk ka vend në shtetin tonë”, ka thënë kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau të hënën.