Të paktën 10 persona u vranë e 15 të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të dielën në provincën qendrore Saskatchewan në Kanada, njoftuan autoritetet kanadeze të hënën.
Viktimat u gjenden në lokacione të ndryshme, derisa dy të dyshuarit janë në arrati, raportoi BBC-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorëve iu është thënë të strehohen, pasi të dyshuarit D.S. dhe M.S. janë të armatosur dhe konsiderohen të rrezikshëm.
“Hyni në vende të sigurta. Kini kujdes duke mos i lejuar të tjerët të hyjnë në banesën tuaj”, shkroi Policia kanadeze e Saskatchewan në Twitter.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën identifikimin e udhëtarëve dhe të shoferëve që iu është kërkuar autostop.
Ky u konsiderua si një ndër aktet më të rënda që Kanadaja ka regjistruar ndonjëherë, derisa kryeministri Justin Trudeau, e quajti sulmin “të tmerrshëm”.
“Jam i tronditur nga sulmet e tmerrshme sot. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, tha ai.
I dyshuari i parë raportohet të jetë 31-vjeçar, e i dyti 30-vjeçar.