Policia kanadeze ka gjetur trupin e një prej dy vëllezërve të kërkuar për një sulm masiv me thikë, që la 10 persona të vdekur e 18 të plagosur, në provincën e Saskatchewan, të dielën.
Një oficer policie ka thënë se Damien Sanderson, 31 vjeç, kishte lëndime që nuk dukeshin të vetëshkaktuara, duke mos dhënë detaje të tjera për mënyrën e vdekjes së tij.
Ai u gjet në James Smith Cree Nation, komunitet indigjen, ku jetonin shumica e viktimave, raportoi BBC-ja të martën.
“Vëllai i Sanderson është i lirë dhe i rrezikshëm”, ka paralajmëruar policia.
Në Regina, kryeqyteti i provincës, ku të dyshuarit u panë për herë të fundit, komuniteti po ndihet në rrezik.
Ndërkaq, oficerë nga tri provinca - Saskatchewan, Manitoba dhe Alberta, janë përfshirë në kërkim.
Edhe
Vdiq edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e 10 personave në Kanada
Rasti që ndodhi të dielën, ka tronditur provincën paqësore, ndërkohë policia që po heton 13 skena të ndryshme krimi.
Të dy, Damien Sanderson dhe vëllai i tij Myles, janë akuzuar për vrasje, pavarësisht se nuk janë arrestuar.