Ka vdekur në moshën 78-vjeçare burri nga Teksasi, Paul Alexander, i cili kaloi dekada duke përdorur një mushkëri hekuri pasi ishte infektuar me poliomielit në fëmijëri.
Miku i vjetër i Alexander, Daniel Spinks ka thënë se ai vdiq të hënën në një spital në Dallas. Spinks e quajti mikun e tij "një nga yjet e ndritshëm të botës", raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMiqtë e Aleksandrit, i cili mbaroi fakultetin juridik dhe kishte një karrierë si avokat, thonë se ai ishte një njeri që kishte një gëzim të madh për jetën.
Aleksandri ishte 6 vjeç kur filloi të përdorte një mushkëri hekuri, një cilindër që mbështillte trupin e tij ndërsa presioni i ajrit në dhomëz e detyronte ajrin të hynte dhe të dilte nga mushkëritë e tij.