Rusia ka arrestuar mjekun kryesor dhe kreun në detyrë të njësisë së kujdesit intensiv në një maternitet siberian pas vdekjes së nëntë foshnjave të porsalindura, kanë thënë hetuesit të mërkurën.
Komiteti Hetimor Shtetëror i Rusisë ka thënë se mjekët ishin ndaluar me dyshimin për shkaktim të vdekjes nga neglizhenca.
"Si rezultat i kryerjes së pahijshme të detyrave të tyre zyrtare dhe profesionale nga të dyshuarit në organizimin dhe ofrimin e kujdesit mjekësor... nëntë të porsalindur që lindën midis 1 dhjetorit 2025 dhe 12 janarit 2026 vdiqën", ka thënë Komiteti.
Rasti, i raportuar nga mediat shtetërore dhe të pavarura, shkaktoi zemërim të madh në Rusi.
Politikanët, komentatorët dhe qytetarët rusë kanë ngritur pyetje se si vendi mund të shpresonte të rriste shkallën e lindshmërisë, një përparësi e vendosur nga presidenti Vladimir Putin, nëse lejoheshin të ndodhnin tragjedi të tilla.
-
Kritikohet për dështim të plotë spitali në Angli ku u vranë 7 foshnja nga infermierja
-
Të paktën 14 të posalindur të vdekur nga një zjarr në një spital në Pakistan
-
Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë
-
Dy persona të vdekur dhe 13 të plagosur nga sulmet ajrore ruse në Kiev
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë