Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes nobelisti kinez për paqe

Laureati çmimit Nobel për paqe, Liu Xiaobo, i burgosur për punën e tij pro demokracisë, ka vdekur në spital në moshën 61-vjeçare, kanë konfirmuar zyrtarët kinezë.

Xiaobo njihej si veprimtari më i njohur për të drejtat e njeriut dhe demokraci në Kinë, transmeton Koha.net.

Ai është transferuar në spital nga burgu, në të cilin po shërbente dënimin me 11 vjet me akuzën për “përmbysje” të sistemit.

Profesori universitar i shndërruar në aktivist për të drejtat e njeriut, ishte quajtur kriminel nga autoritetet kineze.