Ka vdekur në moshën 92 vjeçare, të martën mbrëma, ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Barbara Bush.
Ajo ishte bashkëshortja e Presidentit George Bush dhe nëna e Presidentit George W. Bush. Ajo përshkruhet si një kampione për zhdukjen e analfabetizmit në familjet amerikane, raporton KTV.
Ishte e vetmja që e pa burrin dhe djalin t’i shërbejnë Amerikës si Presidentë.
Barbara Bush kishte kohë që nuk ndihej mirë, dhe së fundi refuzoi trajtimin mjekësor duke thënë se dëshiron t’i kalojë ditët e fundit të jetës në rehatinë pranë familjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes në moshën 94-vjeçare Bushi i vjetër
-
Së bashku deri në fund: Presidenti Bush qëndron pranë arkivolit të gruas për ngushëllimet
-
Raportim i gabuar për vdekjen e Barbara Bush, ajo megjithatë është në gjendje të rëndë
-
Vdiq ikona e gazetarisë, Barbara Walters
-
Barack Obama, urimi unik për ditëlindjen e Michelle