Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, dje e festoi ditëlindjen.
Ne mesin e shumë urimeve nga familjarët dhe miqtë e saj, natyrisht se nuk mungoi edhe ai i bashkëshortit të saj, Barackut.
Ish-njeriu më i pushtetshëm në glob urimin për ditëlindjen e partneres së tij vendosi ta bëjë edhe në llogarinë e tij në Instagram, ku e postoi një fotografi të tyre të mëhershme dhe shkroi: “E kam ditur që nga atëherë dhe tani jam absolutisht i bindur rreth kësaj – ti je një dhe unike Michelle Obama. Urime ditëlindja“.
Çifti Obama e ka dëshmuar shumë herë deri më tani se janë shembull i dashurisë dhe respektit për njëri tjetrin edhe pas kaq vjetësh martese.
Michelle sot mbush 55 vjet dhe momentalisht është duke e gëzuar suksesin e librit të saj “Becoming”, ku ka zbuluar shumë detaje të jetës së saj personale dhe profesionale.
-
Ish-presidenti Obama, ia uron ditëlindjen gruas së tij me një mesazh romantik
-
Michelle Obama për përkrahjen që ia dha bashkëshortit, Barackut, para suksesit të tij financiar
-
Obama uron bashkëshorten për ditëlindje: Çdo moment me ty është bekim
-
Michelle Obama nuk flet me bashkëshortin para takimeve romantike
-
Osmani uron Bidenin për ditëlindjen e tij të 80-të