Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes burri i cili jetonte vetëm në pyjet e Brazilit

Anëtari i fundit i mbetur i një grupi indigjen në Brazil, ka vdekur, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Burri, emri i të cilit nuk dihej, kishte jetuar në izolim total për 26 vjetët e fundit.

Ai njihej si “Njeriu i vrimës”, sepse gërmoi gropa të thella, disa prej të cilave i përdori për të kapur kafshët, ndërsa të tjera duket se ishin hapësira të fshehta.

Trupi i tij u gjet më 23 gusht afër kasolles së tij prej kashte dhe nuk kishte shenja dhune, shkruan BBC-ja.

Burri ishte i fundit i një grupi indigjen, gjashtë anëtarët tjerë të mbetur të të cilit u vranë në vitin 1995,

Grupi jetonte në zonën indigjente Tanaru në shtetin Rondonia, i cili kufizohet me Bolivinë.

Edhe Polici nga Prizreni gjendet i vdekur në varrezat e fshatit Morinë në Shqipëri Kronikë 3 d. më parë Polici nga Prizreni gjendet i vdekur në varrezat e fshatit Morinë në Shqipëri

Shumica e fisit të tij mendohej se ishte vrarë qysh në vitet 1970 nga fermerët që donin të zgjeronin tokën e tyre.

“Njeriu i vrimës” mendohet se ka qenë rreth 60 vjeç dhe ka vdekur për shkaqe natyrale.

Nuk kishte shenja të ndonjë inkursioni në territorin e tij dhe asgjë në kasollen e tij nuk ishte shqetësuar, thanë zyrtarët, por policia do të vazhdojë të kryejë një hetim pas vdekjes.