Policia franceze përdori gaz lotsjellës, dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur përpara Arkut të Triumfit në Paris të shtunën.
Protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë tek oficerët e policisë të cilët u tërhoqën.
Disa qindra protestues u ulën për të kënduar himnin kombëtar të Francës dhe bënë thirrje për dorëheqjen e presidentit Macron.
Policia tha se arrestoi 24 persona mes shqetësimeve se grupe të dhunshme të ekstremit të djathtë dhe të majtë po infiltronin në lëvizjen e koduar “xhaketa e verdhë”.
Protestat filluan më 17 nëntor për shkak të pakënaqësive në rritje për rritjen e taksave të karburantit dhe koston e lartë të jetesës, si dhe udhëheqjen e presidentit francez Emmanuel Macron.
Macroni ka mbrojtur vendimin për rritjen e taksës së karburantit si të nevojshëm për të zvogëluar varësinë e Francës nga lëndët djegëse fosile dhe premtoi të krijojë plane të reja për ta bërë më të lehtë tranzicionin e çmimit të energjisë.
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar
-
Festa për fitoren e PSG-së kthehet në kaos, qindra të arrestuar në Francë
-
Automjetet lëvizin ngadalë në Paris në shenjë proteste për shtrenjtimin e naftës
-
Policia franceze arreston dhjetëra persona në protestat “Blloko gjithçka”
-
Vazhdojnë përpjekjet për ta shuar zjarrin në pyjet e Francës, arrestohen dy persona