Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë sulmet në spitalin e Gazës, vriten 12 persona

Të paktën 12 persona janë vrarë pranë spitalit Abdy Youssef në Rafah në jug të Gazës, pas bombardimeve nga ushtria izraelite, ka raportuar BBC-ja të hënën.

Sipas njoftimit, në mesin e viktimave ka gra e fëmijë, ndërsa dhjetëra persona të tjerë janë plagosur.

Ushtria e Izraelit s’e ka komentuar sulmin, por ka thënë se “do të vazhdojë të synojë infrastrukturën” në Rripin e Gazës. Ajo po pretendon se në objekte civile janë fshehur grupet terroriste të Hamasit.

Një pjesë e palestinezëve po vazhdojnë të strehohen në qendrat e hapura nga Agjencia e OKB-së për Refugjatë.

Ata po përballen edhe me reshje të dendura të shiut.