Protestat kundër pushtimit rus të Ukrainës kanë vazhduar në disa qytete ruse të dielën.
Protestuesit kanë dal në rrugë në qytetet si Vladivostok e Irkutsk, ku disa prej tyre kanë mbajtur pano anti-luftë, ndërsa kanë shprehur ndjenjat e tyre për konfliktin, raporton agjencia AP.
Policia po ashtu është parë në protesta, duke arrestuar disa protestues.
“Është një krim si kundër Ukrainës ashtu edhe kundër Rusisë”, ka thënë Olga Mikheeva, një protestuese në Irkutsk. “Nuk kam fjetur për tri netë, dhe mendoj se tash duhet të shprehim shumë zëshëm se nuk duam të vritemi dhe nuk duam që të vritet Ukraina”.
Numri i të vdekurve nga konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore mbetet i paqartë.
Është raportuar për mbi 210 civilë ukrainas të vdekur e mbi 1100 të lënduar. Ndërsa nga autoritetet ukrainase është njoftuar se mbi 4300 ushtarë rusë kanë humbur jetën në luftë.
-
800 të arrestuar sot në Rusi në protestat kundër luftës në Ukrainë
-
Mbi 14,000 protestues të arrestuar në Rusi
-
3.500 protestues kundër luftës në Ukrainë janë arrestuar në të gjithë Rusinë
-
Qindra të arrestuar në Rusi në protestat kundër luftës në Ukrainë
-
Bota me protesta kundërshton pushtimin rus të Ukrainës