Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë protestat masive në Serbi

Foto: Reuters

Mijëra protestues marshuan në rrugët e Beogradit, të shtunën mbrëma, një javë pas hyrjes në ndërtesën e televizionit në protestat, sipas tyre, kundër qeverisjes autokratike të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe medieve të njëanshme gjatë mbulimit të protestave.

Protestat e së shtunës shënuan javën e 16-të të protestave kundër qeverisjes së Vuçiq. Mijëra protestues u mblodhën para ndërtesës së radio-televizionit serb, duke kërkuar liri të medieve.

Ata kanë mbajtur në duar trëndafila të kuq dhe qirinj në përkujtim të gazetarëve që janë vrarë në Serbi në 30 vjetët e fundit, shkruan rel.

Më 16 mars, protestuesit e udhëhequr nga lideri djathtist opozitar, Bosko Obradovic, u futën dhunshëm në ndërtesën e televizionit shtetëror RTS, duke kërkuar që t’i adresohen popullit.

Kërkesa e tyre nuk u plotësua dhe së paku 18 persona u arrestuan gjatë intervenimit të policisë.

Pas protestave të javës së kaluar, presidenti u zotua se do të mbrojë rendin dhe ligjin në vend.

“Unë jam caku i tyre në kohën kur dua të vendos konsolidim politik dhe zhvillim ekonomik”, kishte thënë ai.

Edhe Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore Botë Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Protestuesit që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Muajin e kaluar, Freedom House - organizatë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në botë - ka publikuar raportin vjetor, në të cilin e ka degraduar Serbinë nga kategoria e vendeve të lira në vend pjesërisht të lirë.