Besnikëria e palëkundur ndaj Mbretëreshës dhe shërbimi ndaj vendit e kanë karakterizuar ceremoninë e varrimit të Dukës së Edinburghut të shtunën. Lidhja e Princit Philip me marinën mbretërore dhe dashurinë e tij për detin ka qenë fokus i ceremonisë mortore në Kështjellën Windsor në Londër ndërkaq nuk pati predikime, duke respektuar dëshirën e tij të fundit.
Më shumë se 730 anëtarë të forcave të armatosura ishin pjesë e funeralit, por vetëm 30 anëtarë të ngushtë kanë qenë të pranishëm në Kishën Saint George, për shkak të masave ndaj koronavirusit.
Princi Philip vdiq në Kështjellën Windsor më 9 prill në moshën 99-vjeçare.
Trupi i tij prehet në sallën e brendshme të Windsorit.
Pallati Buckingham e ka planifikuar funeralin në përpikëri me masat për mbrojtje nga koronavirusi. E gjithë ceremonia është zhvilluar brenda hapësirës së kështjellës dhe publikut i ishte kërkuar që të mos tubohej para pallateve mbretërore. Pjesëmarrësit e funeralit kanë mbajtur maskën dhe kanë respektuar distancën, ndërkaq Mbretëresha është ulur e vetme.
-
Varroset sot Princi Philip i cili vdiq një javë më parë
-
Princi Philip shpenzoi dekada duke i studiuar UFO-t, kërkohet të bëhen publike gjetjet
-
Rritet turma që pret arkivolin e Mbretëreshës, e cila do të varroset afër burrit të saj
-
Rrugëtimi i fundit i Mbretëreshës
-
Anëtarët e familjes mbretërore nuk do të veshin uniforma ushtarake në varrimin e princit