Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Princi Philip shpenzoi dekada duke i studiuar UFO-t, kërkohet të bëhen publike gjetjet

Të apasionuarit pas alienëve kanë bërë thirrje që ministrat t’i bëjnë publike gjetjet e Dukës së ndjerë të Edinburgut për UFO-t, pas vdekjes së gruas së tij, Mbretëreshës Elizabeth.

Princi Philip, i cili vdiq në moshën 99-vjeçare në vitin 2021, thuhet se kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke hetuar jashtëtokësorët, por çështja u mbajt e heshtur, pasi do të kishte "shkaktuar një sensacion", raportoi People të enjten.

Ish-zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Nick Pope, i cili drejtoi kërkimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për UFO-t gjatë viteve 1990, pohoi se Filipi - i cili ishte bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq në shtator në moshën 96-vjeçare, "i përcolli zhvillimet, ishte abonuar në revista për UFO dhe intervistoi shumë dëshmitarë lidhur me ta”.

Duke folur për History TV në Amerikë, Pope tha se kjo është një çështje shumë e ndjeshme.

"Keni bashkëshortin e Mbretëreshës që po heton UFO-t. Po të merrej lajmi do të kishte shkaktuar një sensacion”, është shprehur ai.