Trupat e dy emigrantëve të rinj irakianë, të cilët vdiqën në kufirin ndërmjet Polonisë dhe Bjellorusisë, janë dërguar në Irbil. Trupat e Gajlan Delirit dhe Kurdo Kalidit janë sjellë nga Stambolli, ku ishin dërguar nga Bjellorusia.
Deliri 25 vjeç vuante nga diabeti dhe vdiq për shkak të mungesës së insulinës vetëm një ditë pasi ishte kthyer në anën bjelloruse nga policia polake.
Policia polake ka shpërndarë të hënën pamje të emigrantëve të mbledhur në kufi me Bjellorusinë. Mijëra emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë mbledhur në anën bjelloruse në javët e fundit me shpresë se do të lejohen të kalojnë në Bashkimin Evropian.
Brukseli zyrtar akuzon presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, se po i përdor emigrantët si “sulm hibrid” për t’u hakmarrë ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian pas kurdisjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Minsku i hedh poshtë akuzat, derisa Varshava dyshon se në krizën e fundit ka gisht edhe presidenti rus, Vladimir Putin, aleat i Lukashenkos.
-
Hoqën dorë për Evropën, por mund të kthehen mbrapsht
-
Refugjatët në kufi mes Bjellorusisë dhe Polonisë duan kthimin në Irak
-
Kriza në kufirin polako-bjellorus, mijëra migrantë mbesin të bllokuar
-
Policia polake gjen trupin e një të riu sirian afër kufirit me Bjellorusinë
-
Të ngrirë në mes të malit – emigrantët bjellorusë ndalohen në kufirin polak