Mijëra njerëz janë mbledhur në kufirin polako-bjellorusi, në afërsi të telave me gjemba, duke besuar se mund të kalojnë në territorin e Bashkimit Evropian. Minsku zyrtar, kryeqytet i Bjellorusisë, siç thonë autoritetet polake, u pati premtuar qytetarëve se mund të kalonin kufirin, derisa kjo ka shkaktuar përshkallëzim të situatës me Brukselit dhe Bjellorusisë.
Është paralajmëruar për një krizë humanitare, derisa BE-ja ka bërë me dije se presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, do t’i vendosen sanksione.
Policia në anën tjetër ka përforcuar kufirin e saj duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme, derisa ka ndaluar edhe gazetarët dhe ekipet e mediume të hyjnë në zonën e ndalimit.
Temperaturat kanë shënuar rënie, derisa mijëra migrantë kanë mbetur nën acar, në afërsi të telave me gjemba. Ndaj tyre, autoritetet polake kanë reaguar, duke tentuar t’i dëbojnë përmes ujit. Bëhet e ditur se të paktën 11 persona kanë vdekur që nga fillimi i krizës.