Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia polake gjen trupin e një të riu sirian afër kufirit me Bjellorusinë

Policia polake tha të shtunën se trupi i një të riu sirian u gjet në pyll afër kufirit me Bjellorusinë, viktima e fundit në një bllokim politik në kufirin lindor të Bashkimit Evropian.

Regjimi në Minsk për muaj të tërë ka inkurajuar migrimin e paligjshëm përtej kufirit në vendet e BE-së, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. Të tre vendet po përforcojnë kufijtë e tyre, duke kërkuar të bllokojnë rrugën e sapo hapur të migracionit dhe situata po bëhet më e rrezikshme me afrimin e dimrit.

Policia tha se trupi u gjet një ditë më parë pranë fshatit Wólka Terechowska. Ata thanë se shkaku i saktë i vdekjes nuk mund të përcaktohet.

Ai e çon numrin e vdekjeve tani në të paktën nëntë viktima të raportuara në migrimin e inkurajuar nga presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, raporton AP.

Pas migrimit të madh në Evropë në vitin 2015, Evropa ka përforcuar kufijtë e saj për të dekurajuar të ardhurit e rinj. Megjithatë, çdo vit, dhjetëra mijëra përpiqen të hyjnë, duke nisur udhëtime të rrezikshme dhe ndonjëherë vdekjeprurëse nga deti dhe toka.

Që nga vera, mijëra janë joshur nga ajo që dukej të ishte një mënyrë e re dhe më e lehtë për të rrëshqitur në Evropë, përmes Bjellorusisë.