Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Varianti Delta përbën 70% të rasteve në Lisbonë

Varianti Delta përbën 70% të rasteve në Lisbonë, kryeqytetin e Portugalisë, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Instituti i Shëndetit Ricardo Jorge ka thënë se varianti përbën 51% të rasteve në Portugalinë qendrore dhe po përhapet me shpejtësi si në Britani.

Vendi regjistroi 1.604 raste, rritja më e madhe e të infektuarve që nga shkurti. Në total, Portugalia ka raportuar 871.483 raste dhe 17.081 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e rasteve i atribuohet hapjes së kufijve për turistët në mes të majit.