Varianti shumë ngjitës Delta i koronavirusit është duke dominuar në Itali, ka thënë të premten Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS).
Sipas të dhënave të ISS-së tregojnë se Delta përbën 94.8% të rasteve që nga 20 korriku.
Varianti, i identifikuar për herë të parë në Indi në dhjetor 2020, tani është dominues në të gjithë botën dhe ka çuar në një rritje enorme të infeksionit që ka ngjallur shqetësime mbi rimëkëmbjen ekonomike globale.
Në sondazhin e mëparshëm bazuar në të dhënat e 22 qershorit, varianti Delta përfaqësonte vetëm 22.7% të rasteve. Varianti Alpha përbënte 3.2% të rasteve që nga 20 korriku kundrejt një mbizotërimi të mëparshëm prej 57.8%.
Artikuj të ngjashëm
-
83 për qind e rasteve të reja në SHBA janë me variantin Delta
-
Varianti britanik i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në Itali
-
Omicroni përbën 95% të rasteve të reja në SHBA
-
Vendet në Evropë raportojnë shifra të larta të të infektuarve me COVID-19
-
Evropa përbën 65 për qind të rasteve me COVID-19 në botë